Forcat e sigurisë në Nish të Serbisë kanë arrestuar një 17-vjeçar, i cili dyshohet se të premten kërcënoi se do të vriste 30 persona në fundjavë.
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Nish, me urdhrin e Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në këtë qytet, arrestuan një djalë 17-vjeçar nga Nishi për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim se ai e ka kryer krimin e shkaktimit të panikut dhe çrregullimit, raporton mediumi “Novosti”.
Dyshohet se të premten, në profilin e tij në “Instagram”, ai publikoi një mesazh në të cilin kërcënoi se do të vriste mbi 30 njerëz në Nish nesër.
I dyshuari i mitur u dërgua para gjykatësit kompetent të Gjykatës së Lartë në Nish, i cili lëshoi urdhër që i riu të ndalohej.
Më herët u raportua se autoritete serbe kanë ndaluar një vajzë, e cila në aplikacionin “TikTok” dyshohet se ishte tallur me sulmin masiv në një shkollë të Beogradit dhe se e kishte lavdëruar sulmuesin.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...