Prokurori Publik, Lubomir Joveski paralajmëroi masa disiplinore ndaj prokurorëve shqiptarë të cilët e quajtën si të paligjshme veprën e rikualifikuar të vrasjes së Almirit.
Në një kumtesë publike dërguar mediave, Joveski ka kundërshtuar të gjithë pohimet e prokurorëve dhe ju tha se vendimi është marrë bazuar në ligj dhe prova. Joveski tha se nuk do të lejojë që prokurorët ta prishin imazhin e Prokurorisë Themelore që me mish e shpirtë po mundohet ta rregullojë. Joveski e ka vlerësuar veprimin e prokurorëve si joprofesional dhe cënim për funksionin e prokurorit me çka është shkelur edhe Kodi Etik i prokurorëve.
“Veprimi i tyre vë në pikëpyetje pavarësinë, paanshmërinë, lojalitetin dhe dinjitetin e prokurorit publik, pasi që veprimi i tyre është nxitur nga arsye të tjera që nuk lidhen me funksionin e prokurorit. Prandaj, veprimin e tyre do ta diskutojmë në kolegium të Prokurorisë dhe do të kërkojmë që të bëhet vlerësim i sjelljes së tyre në Këshillin Etik të prokurorëve”, ka thënë Joveski në letër.
Joveski kujtoi se prokurorët nuk duhet të bien pre e vlerësimeve subjektive ose presionit të opinionit dhe politikës dhe se ligji vlen për të gjithë në mënyrë të njëjtë, pavarësisht përkatësisë etnike ose fetare. Prokurori Publik tha se rikualifkimi është i ligjshëm dhe duhet të mbetet i tillë./Shenja
Ambasada e Kosovës del me njoftim edhe për shtetasit që ndod...
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan