Pas mbarimit të seancës për ndryshime kushtetuese, nga ana e policisë u arrestuan katër pjesëmarrës të protestave kundër ndryshimeve kushtetuese të cilët, jozyrtarisht, janë përpjekur ta kërcejnë pengesën dhe të shkojnë drejt Kuvendit.
Pas mbarimit të protestës fjalim pati Dragan Urginovski, njëri nga organizatorët,. i cili tha se kjo është një ditë e suksesshme për shkak se nuk u kanë lejuar deputetëve të votojnë ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është ditë e suksesshme për Maqedoninë, nuk u lejuam të votojnë atë çfarë dëshironin. Dhe për shkak se nuk arritën në qëllimin, dëshironin të na provokojnë me policinë”, tha Urginovski.
Nga “Maqedonia bllokon” paralajmëruan protestë të re kundër ndryshimeve kushtetuese për nesër, që do të fillojë në ora 12:00 kur do të fillojë edhe seanca për ndryshimet kushtetuese dhe kur do të fillojë diskutimi për amendamentet e dorëzuara./Telegrafi/
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram