Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin ’10 minuta’ në TV21 deklaroi se është i gatshëm të bëjë koalicion me Aleancën për Shqiptarët.
Kasami thotë se partitë opozitare shqiptare janë më të përafërta dhe se dëshiron koalicion parazgjedhor që të sigurohet vota opozitare që të ketë ndryshime në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse nuk ka një bashkëpunim të tillë edhe pas zgjedhjeve do të donim ndonjë bashkëpunim me ASH-në për shkak se ne tani kemi qëndrime më të përafërta si parti opozitare”, tha Kasami.
Ndryshe, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela para një jave u shpreh së dëshiron koalicion me Alternativën dhe Lëvizjen Besa.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos