Në emisionin “Click Plus” në TV21, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se “Lëvizja Besa nuk ka kushtëzuar dhe se ka parashtruar problemin në drejtim të ofrimit të Zgjidhjes. Dhe vota jonë në Kuvend ishte që të hapet kushtetuta për shkak se vlerësojmë se Kushtetuta e Maqedonisë ka shumë për t’u përmirësuar dhe në këtë drejtim kemi votuar “pro” ndryshimeve kushtetuese që këtë mënyrë përmirësohet jeta e qytetarëve të Maqedonisë dhe posaçërisht jeta e shqiptarëve.
Sipas Kasamit, Lëvizja Besa ka disa kërkesa ndaj Qeverisë së Maqedonisë. Kërkesa e parë është që qytetarët e Maqedonisë të jenë të barabartë, mbrojtja e qytetarëve jashtë Maqedonisë të jetë e njëjtë si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët si dhe dhe ndryshimi i 20% nga Kushtetuta, gjegjësisht gjuha shqipe të quhet gjuhë shqipe dhe jo gjuha e popullit 20%, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai ju bëri thirrje të gjithë deputetëve shqiptar duke përfshirë edhe deputetët shqiptarë të votojnë kërkesat e Lëvizjes Besa që do të përmirësojnë gjendjen e shqiptarëve por edhe Maqedoninë.
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...