Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në konferencë për shtyp ka thënë se prej kur e ka marrë mandatin e kryetarit të komunës, ka analizuar të gjitha mundësitë për të ofruar më shumë parkingje në qytet.
Kasami tha se për vitin 2022 kanë paraparë plan për zgjerimin e parkingjeve zonale dhe shtimin e vendparkingjeve në territorin e të gjithë qytetit.
“Momentalisht, ndërmarrja e Tetovës posedon 420 parkime zonale dhe 220 parkingje të mbyllura. Në bazë të planit tonë, 425 vende do të jenë parkime zonale, të mbyllura 775, dhe në kate 1890, ndërsa gjithsej do kemi 3.090 vend parkime shtesë. Viti 2022 do të jetë vit i punës!”, thotë Kasami.
Ai shtoi se në vitin 2022 ka paraparë edhe ndërtimin e parkingjeve në kate në tre lokacione./Telegrafi/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...