Pas takimit të liderëve që u mbajt sot me iniciativën e Kryeministrit dhe Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, në takim u bisedua për referendumin dhe qëllimi më i rëndësishëm shtetëror-politik: rruga euro-atlantike e Republikës së Maqedonisë, prioritetet ku varet e ardhmja e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se “Ne si Lëvizje BESA do të udhëheqim fushatë tonën dhe normalisht nuk do të jemi pjesë e koalicionit për shkak se jemi parti opozitare dhe si parti opozitare do t’i motivojmë votuesit opozitarë të dalin të votojnë në referendum “.
Ai shtoi se Lëvizja BESA është pro referendumit dhe se janë në përpilim të fushatës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq para fillimit të takimit, i cili mbahet në hotelin “Holday In”, Zaev tha se janë të ftuar edhe Kryetarët e partive politike që kanë qëndrime pro-evropiane, përkrahin anëtarësimin e NATO-s dhe referendumin. Ai theksoi se Maqedonisë i duhet koalicion kombëtar për çështje të rëndësishme siç është kjo./Telegrafi/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...