Kryetari i Lëvizjes Besa në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur rreth zhvillimeve politike në vend, partinë që ai e drejton, si dhe angazhimin e tij si profesor në të kaluarën.
I pyetur për zgjedhjet e parakohshme që janë caktuar për më 12 prill dhe partia e tij a do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor, Bilall Kasami tha se do të ketë negociata me partinë tjetër opozitare Aleanca për Shqiptarët.
“Ne vazhdojmë me aksionet e përditshme, që kanë të bëjnë me artikulimin e zërit opozitar. Jemi në promovim të platformës të cilën e kemi nisur ta formulojmë edhe me ekspertë të jashtëm. Jemi në diskutim me strukturat tona”.
“Urojmë që edhe partia tjetër opozitare të jetë e angazhuar për të mobilizuar votën opozitare dhe sigurisht që në moment jo të largët, do të ulemi dhe do të diskutojmë që në zgjedhjet e 12 prillit të dalim fitues”, tha mes tjerash Kasami.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë me kryetarin e Lëvizjes Besa:
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...