Institucionet shëndetësore punojnë për një zgjidhje për dokument që duhet t’i kenë qytetarët gjatë marrjes së shërbimeve mjekësore, për shkak se zgjidhja e deritashme me kartelat elektronike nuk dha efektin e dëshiruar edhe pse janë shpenzuar shtatë milion euro.
Kartelat, që ju ka skaduar afati, janë jashtë funksionit, por edhe ato që kanë afat, mjekët nuk i kërkojnë, ndërsa qytetarët i realizojnë shërbimet mjekësore me librezat e vjetra.
“Është formuar grup pune me përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë, Fondit për Shëndetësi, Njësinë e shëndetësisë Elektrike dhe Fakultetit për shkenca kompjuterike, që përgatit propozim për sigurimin e shërbimeve elektronike në sistemin shëndetësor. Janë analizuar proceset ku duhet të përdoret kartela e tashme shëndetësore dhe certifikata digjitale. Në përputhje me njoftimet e mbledhura, grupi punues përgatiti zgjidhje afatshkurta dhe afatgjate për tejkalimin e problemit me përdorimin e shërbimeve shëndetësore”, thonë nga ministria e Shëndetësisë.
Kartelat e para shëndetësore u vunë në funksion në vitin 2011, duke i ndërruar me librezat e vjetra të kaltërta. Pushteti i kaluar ndau 7.5 milion euro nga buxhet.
Irani përgatitet për luftë, Khamenei ia lëshon kontrollin e ...
U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kj...
Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familj...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...