Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov në intervistë për televizionin kombëtar bullgar në pyetjen pse Qeveria e Bullgarisë ka vendosur t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut me vaksina kundër COVID-19, tha se “këtu nuk bëhet fjalë për fqinj, por bashkatdhetarë”.
“Dhe jo vetëm në Maqedoni, por edhe në pjesët perëndimore në Ukrainë dhe Moldavi ku ka komunitete bullgare. I mundësuam ministrit të Shëndetësisë ta rregullojë mekanizmi. Në fund të fundit, Bullgaria është shtet i gjithë bullgarëve. Ne jemi bashkatdhetarë që jetojnë jashtë Bashkimit Evropian”, tha Karakachanov.
Ai tha se në Maqedoni ka rreth 120 qytetarë bullgarë dhe se ata duhet të vaksinohen.
“Flas për bashkësi të cilat janë kompakte, që janë bullgarë. Kur ne i pranojmë për bullgarë, duhet t’u japim mundësi për t’i ndihmuar. Nëse dëshirojnë kuptohet, ajo është me vullnet”, tha Karakachanov./Telegrafi/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?