Lëvizja BESA pritet që të nënshkruaj marrëveshjen e koalicionimit me LSDM.
Siç mëson INA, së fundi janë duke u diskutuar detajet e marrëveshjes dhe pikat programore, që kërkohen nga Lëvizja BESA, të cilat do të jenë prioritete qeveritare.
Nga Lëvizja BESA nuk zbulojnë detaje se çfarë përshin marrëveshja, por thonë se gjithçka do të jetë transparente dhe në interesin e shqiptarëve.
Sa i përket numrit të deputetëve dhe përfshirjes së kandidatëve në lista nëpër njësi, Lëvizja BESA do të jetë e fokusuar në njësinë 1,2, 5, 6. Por theksi i veçantë do të jetë në njësinë e 6 zgjedhore ku do të prijë kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami. Lidhur me kalkulimet për mandate fituese, në koluaret jozyrtare brenda kësaj partie flitet se Lëvizja BESA pritet të fitojë 4 deri në 5 mandate deputetësh në kuadër të këtij koalicioni.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë