Donacioni prej 20.000 dozash të vaksinave Astra Zeneca nga Qeveria greke arriti sot në Maqedoni.
“Sot kemi marrë një donacion prej 20.000 dozash të vaksinave Astra Zeneca nga miqtë tanë nga Qeveria e Republikës greke. Kjo mbështetje nga Qeveria Greke, Ambasadori i Republikës Greke, HE “Roussos Kundouros dhe populli grek kanë një rëndësi të madhe për ne, për të cilën unë shpreh mirënjohjen time”, shkruan në Facebook Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Gjatë dorëzimit të vaksinave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit prezent ishin Kryeministri Zoran Zaev, Ministrit Filipçe dhe Ambasadori i Republikës së Greqisë, Rusos Kunduros./Telegrafi/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...