Kancerlarja gjermane, Angela Merkel sot ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ju uroj për rizgjedhjen për kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut dhe Gjermani janë të ndërlidhura me me partneritet të ngushtë, lidhje bilaterale si dhe aleatë në NATO”, thekson Merkel në urim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo theksoi se Qeveria gjermane plotësisht mbështet plotësisht qëllimin për përafrim të vendit në Bashkimin Evropian.
“Në këtë rrugë tepër të rëndësishme janë vazhdimi me reformat”, thuhet në urimin e kancelares gjermane, Angela Merkel.
Në fund, Merkel i dëshiron Zaevit fat dhe sukses në detyrën e ti duke shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Moti sot në Shqipëri, temperaturat shkojnë deri në 32 gradë ...
17 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës – simbol i sht...
Sulmet izraelite godasin objektet e lëshimit të raketave në ...
Irani thotë se ka përdorur raketë balistike në sulmet e fund...
Sot tentimi i 32-të për konstituimin e Kuvendit
Irani thotë se depoja e naftës Shahran është cak i sulmeve i...