Shaip Kamberi, një ndër deputetët e paktë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë është shprehur gati për mbajtjen e zgjedhjeve atje.
Përmes një fotoje në Facebook, ai shfaqet i buzëqeshur me mbështetësit e tij.
Për dy vite, Kamberi në Kuvendin serb ngriti në diskutim çështje problematike me të cilat përballeshin shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Kamberi po kandidon përsëri për karrigen në Parlamentin e Serbisë. Ai tha se do të shtyjë përpara çështje të rëndësishme për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bojanocit.
Synim i tij mbetet edhe bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës, sidomos për përfshirje në marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.
Më tre prill në Serbi votohet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa për herë të parë në dekadën e fundit ato nuk mbahen në territorin e Kosovës./TopChanel/
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...