SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër V.M.(51) nga Strumica, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit” për shkak se ka përpunuar teste negative PCR për 11 persona nga Strumica dhe Radovishi të cilët do të udhëtonin jashtë vendit.
Kallëzim penal është ngritur edhe kundër udhëtarëve S.J.(25) nga Radovishi, R.M. (24) nga Strumica, O.J. (23) nga Radovishi, XH.S. (43) nga Radovishi, M. R. (25) nga Radovishi, S.S. (18) nga Radovishi, E.S. (47) nga Radovishi, E.D. (65) nga Radovishi, K.R. (23) nga Radovishi, S. D. (67) nga Radovishi dhe A.M. (24) nga Strumica, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rreme”.
Gruaja nga Strumica gjatë vitit 2021 ka përgatitur teste të falsifikuara PCR për Covid-19 dhe ua ka shitur njerëzve që kanë nevojë të udhëtojnë në vendet evropiane.
Më 9 tetor 2021, njëmbëdhjetë udhëtarët i kanë dorëzuar testet e falsifikuara në vendkalimin kufitar Tabanoc./Telegrafi/
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...
Kurti nga Vushtrria: Investimet dhe mirëqenia e qytetarëve p...