Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut nga 21 deri më 23 maj, si pjesë e vizitës së saj të dytë në Ballkanin Perëndimor, njoftoi Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm.
Siç është njoftuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, Kallas do të takohet me Kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup.
Për më tepër, Kallas dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski do të hapin Dialogun e parë për Sigurinë dhe Mbrojtjen midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të Marrëveshjes dypalëshe të Partneritetit për Sigurinë dhe Mbrojtjen në nëntor të vitit të kaluar.
Është planifikuar gjithashtu që Kallas, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, të vizitojë Grupin e Përhershëm të Punës Mjekësore Ballkanike.
Si pjesë e vizitës në Shkup, siç u njoftua nga EEAS, Kallas do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të organizatave rinore dhe studentore nga vendi./Telegrafi/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic