Snezhana Kaleska Vançeva nga LSDM-ja sot në një dalje për media komentoi deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili kërkon Qeveri të zgjeruar për të zgjidhur problemin me Bullgarinë dhe për menaxhim të krizës me Covid-19.
Ajo tha se deklaratat e tilla të Mickoskit nuk i ngjajnë as debatit politik.
“Unë do të thoja që është me të vërtetë amatorizëm politik, në një situat të tillë kur duhet të luftojmë me të gjithë kapacitetet kundër pandemisë me të cilën po përballet e gjitha bota dhe kur nevojitet seriozitet ekstrem, të deklarojë dhe të kërkojë diçka, që do të thoja se është e papërgjegjshme, por në të vërtet është në përgjegjësin e Mickoskit, sepse vetëm ai mund të jetë kaq mendjelehtë. Deklaratat e tilla të Mickoskit në fakt nuk i ngjajnë as debatit politik dhe tashmë nuk ka nivel të tillë, e as logjikë të shëndoshë që të diskutohet çfarëdo propozimi i cili më së shpeshti nuk mbijeton as brenda 24 orëve”, theksoi Snezhana Kaleska Vançeva nga LSDM./TV21
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...