Deputetja nga radhët e LSDM-së, Snezhana Kaleska Vançeva sot tha se regjistrimi i popullsisë do të jetë në muajin prill për shkak se është i domosdoshëm për zhvillimin e shtetit.
“Në vitin 2021 vijon operacioni i suksesshëm statisikor sipas standardeve më të mira evropiane. Regjistrimi, si operacioni statistikor, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare të BE-së do të organizohet dhe zbatohet nga Enti Shtetëror për Statistika”, tha Kaleska.
Sipas saj, me Propozim-ligjin për regjistrimin e popullisë LSDM ka për qëllim që këtë operacion statistikor edhe në të ardhmen të mos trajtohet si çështje politike.
“Regjistrimi nuk duhet të varret nga vullneti i partive politike dhe krerëve të saj. Ai koncept i gabuar i BORM-PDUKM-së, që regjistrimi të jetv operacion politik u vërtetua si i gabuar në vitin 2011 dhe për këtë shkak dështoi regjistrimi dhe u shpenzuan paratë e popullit”, tha Kaleska.
Ajo shton se regjistrimi është i domosdoshëm për zhvillimin e vendet dhe se nuk ka vend në rajon që ka mbetur pa regjistrim për 18 vite./Telegrafi/
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...