Kumtesë zyrtare dërguan nga kabineti i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban ku konfirmohet se Gruevski ka kërkuar azil dhe se procedura vijon. Ata theksojnë se Maqedoni është partner strategjik i Hungarisë dhe bashkëpunimi i mirë është themel i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit të Ballkanit dhe sigurisë së Evropës.
“Nikolla Gruevski kërkoi azil nga organet kompetente në Hungari. Ish-kryeministri i Maqedonisë dha deklaratë në emër të tij për të paraqitur kërkesë për statusin e refugjatit në Hungari”, kumtojnë nga kabiniet i kryeministrit hungarez, Orban, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ishte kryeministër, thuhet në kumtesën e kabinetit të kryeministrit Orban, i shtetit të tij për dhjetë vite, për arsye sigurie autoritetet hungareze i lejuan Gruevskit të kërkojë azil, dhe e njëjta është dërguar në zyrën për emigrim dhe azil në Budapest. Zyra për emigrim dhe azil do ta zbatojë procedurën për azil në përputhje me të drejtën hungareze dhe ndërkombëtare.
“Në përputhje me ligjin hungarez, autoritetet hungareze nuk do të japin informata shtesë lidhur me procedurën për azil”, thuhet mes tjerash në kumtesën e kabinetit të orbanit.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...