Një avion i vogël sportiv ka humbur nga radari i Agjencisë së Aviacionit Civil në Maqedoni.
Kontakti i fundit me “objektivin” ka qenë në orën 16:16, dhe është regjistruar mbi Solunska Glava.
“Në orën 16:16 janë humbur kontaktet me avionin e tipit Cesna P210H i cili ka fluturuar nga Ohri për në Sofje. Për shkak të kushteve të këqija të moti piloti ka vendosur që të aterojë në Shkup, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka kërkuar leje që të vazhdojë për në Sofje” tha drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Nikollçe Tasevski, njofton AIM.
Ai tha se para se të humbet nga radari piloti ka njoftuar se avioni ka shumë turbulenca./Telegrafi/
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...