Ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva sot gjatë pasdites u lëshuar në arrest shtëpiak.
Nga automjeti i policisë, Janeva doli me pranga në dorë dhe me fytyrë të mbuluar e shoqëruar me polici. Paraburgimin shtëpiak ajo do ta vuaj në banesën e djalit të saj.
Më herët Janeva kërkoi paraburgim shtëpiak duke dhënë garanci tre banesa por një gjë gjykata e refuzoi por vendimi i sotëm i gjykatës lëshoi atë në paraburgim shtëpiak, njofton telegrafi maqedoni.
Janeva prej 21 gushtit ndodhet në paraburgim. Ajo dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit në rastin ‘Haraçi’ kur ishte në krye të PSP-së ndërsa të akuzuar tjerë janë edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Mielvski.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen