Kryeministri teknik i Bullgarisë, Stefan Janev, komentoi vendimin për të dërguar njësi zjarrfikëse në Maqedoninë e Veriut për të shuar zjarret në Pehçevë dhe Dellçevë.
Janev tha se një vendim i tillë u mor qëllimisht, sepse zjarret mund të përhapet në territorin e Bullgarisë, ndërsa banorët në qytetet e afërta tashmë mund të nuhasnin tymin.
“Ne me qëllim morëm një vendim dhe dërguam ekipe nga brigada jonë e zjarrfikësve në Maqedoninë e Veriut, sepse analiza jonë tregoi se zjarri mund të arrijë në kufirin tonë, gjë që është një fakt. Nëse dikush ka ndonjë dyshim, le t’i pyesë banorët e Blagoevgrad dhe fshatrat fqinjë se çfarë lloj tymi po thithnin dje dhe si ndiheshin”, tha Janev.
Ky reagim vjen pasi Slavi Trifunov nga “Ka një popull të tillë” kërkoi tërheqjen e njësive të zjarrfikësve, sepse në Bullgari kishte zjarre që duhej të ishin lokalizuar./Telegrafi/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?