Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një konferencë për media tregoi sot se sa vaksina kundër coronavirusit me afat të skaduar janë asgjësuar.
“Deri më tani 20 mijë vaksina janë asgjësuar, 13 mijë kanë qenë donacion nga Bullgaria”, tha Filipçe.
Më herët nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan se 25 mijë doza të vaksinës Astra Zeneka, janë në kufi për t’iu dalë afati.
“Vaksinimi dhe rivaksinimi me vaksinën e prodhuesit Pfizer është duke u zhvilluar, si dhe rivaksinimi me vaksinën nga prodhuesi Astra Zeneka. Sasitë aktuale nga prodhuesi Pfizer kanë afat deri janar/shkurt 2022, vaksinat nga prodhuesi Astra Zeneka kanë afat deri në nëntor 2021, ndërsa vaksinat nga prodhuesi Sinovak kanë afat deri në vitin 2023”, deklaruan nga MSH./Telegrafi/
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...