Kohë jostabile me erë të fuqishme, shi dhe ulje të temperaturave paralajmërojnë sinoptikanët për ditët në vijim.
Në vendet më të larta do ketë edhe reshje të borës.
“Do të fryjë edhe gjatë ditës së nesërme erë e fuqishme nga veriperëndimi dhe në disa vende pritet të tejkalojë edhe 80 km në orë. Temperatura e ajrit gjatë ditës së nesërme do bie në krahasim me sot për 2 deri më 6 gradë, ndërkohë që priten reshje të shiut javën që vjen edhe atë të enjten dhe të premten”, shprehet sinoptikja Dushanka Tanushevska.
Po ashtu ekziston frika për rritjen e nivelit të ujërave. Nga qendra për menaxhimin me kriza bëjnë të ditur se është mbajtur seance në shtabin rajonal të Ohrit.
Pas paralajmërimeve për reshje të shiut nga Qendra për menaxhim me kriza paralajmërojnë rrjedhjen e ujit e nga Liqeni I Ohrit në lumin Drini i Zi.
Autoritetet kompetente thonë se po e ndjekin gjendjen dhe se paralajmërojnë se do merren masa preventive për të parandaluar rreziqet eventuale nga rritja e nivelit të ujërave.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...