Presidenti Gjorge Ivanov me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, dërgoi urime deri te kryetari i Bashkësisë fetare islame, Reis-ul-ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, deri te anëtarët e Riasetit dhe deri te të gjithë pjesëmarrësit e religjionit islam në Republikën e Maqedonisë.
“Në islam, Ramazani është muaji i shejtë, ky është muaj i lutjes, mirësisë, faljes, mëshirës dhe dashurisë. Gjatë kohës së Ramazanit ofrohet mundësia që secili besimtar ta hapë zemrën e vet ndaj zemërgjerësisë dhe humanitetit, duke u ndihmuar të varfërve, dhe duke u lutur për falje të mëkateve të tyre. Le të jetë kjo festë nxitje për ndihmë dhe respektim të ndërsjellë, pasi së vetëm bashku, duke i respektuar dallimet, do të arrijmë të ndërtojmë të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë. Në frymën e festës, Ju dëshiroj agjërim të lehtë”, thuhet në urimin./zhurnal
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur