Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën “Magjar Hirlap” ka deklaruar se një nga zgjidhjet për tejkalimin e krizës janë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas tij, në këto zgjedhje, qytetarët do të deklarohen edhe për temat të cilat u imponuan në periudhën pas-zgjedhore.
Ndryshe kjo është hera e pare që Ivanov të përmend këtë opsion si alternative për zgjidhjen e krizës, në të cilën në vazhdimësi insiston VMRO-DPMNE-ja.
Ivanov sërish ka theksuar Platformën e partive politike shqiptare si shkak për thellimin e krizës politike, duke nënvizuar se pikërisht kjo Platformë është bërë kusht për formimin e qeverisë së re.
“Si president nuk mundem dhe nuk do të lejoj që dikush të tregtoj me Kushtetutën dhe interesat shtetërore të Maqedonisë dhe të luaj me ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Ivanov.
Lidhur me mosdhënien e mandatit për Qeverinë e re liderit të LSDM-së Zoran Zaev, Ivanov ka theksuar se problem ka qenë afati kur janë dorëzuar firmat si argument për shumicë parlamentare dhe ajo që Zaevi nuk ka hequr dorë nga Platforma.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...