Presidenti Gjorge Ivanov realizoi një takim në Dojran me kolegun e tij bullgar Rumen Radev, i cili qëndroi për vizitë në vendin tonë. Megjithatë presidenti Ivanov nuk mori pjesë në Ditën e guximit të armatës bullgare në Novo Sello, por e priti kolegun e tij bullgar Rumen Radev tek fusha e futbollit, pas çka u nisën për në Dojran ku realizuan një takim dypalësh.
Gjatë takimit dy presidentët kanë folur për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, rritjen dhe forcimin e dialogut politik, për procese integruese të Republikës së Maqedonisë dhe janë shkëmbyer mendime për sfidat aktuale në rajon dhe Bashkimin Evropian.
Ivanov shprehu shpresë se Bullgaria si kryesues me Bashkimin Evropian, pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian, do vazhdoj t’i përkrah proceset integruese të Maqedonisë, veçanërisht marrjen e datës për fillimin e negociatave.
“Samiti BE Ballkani Perëndimor” në Sofje, pas procesit Brdo-Brioni, paraqet mundësi të shkëlqyer që edhe një herë të vërtetohet perspektiva evropiane për integrim të plotë të vendeve nga Ballkani Perëndimor, sepse vetëm në atë mënyrë garantohet paqja, stabiliteti dhe prosperiteti në rajonin tonë, i cili ende është i ekspozuar nga sfidat gjeostrategjike dhe të sigurisë”, deklaroi Gjorge Ivanov.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...