Ivan Korçok për vizitë punë në Maqedoni, takim me Osmanin, Pendarovskin dhe Zaevin

11:05 | 7 Shkurt 2021

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Ivan Korçok, nesër më 8 shkurt 2021 do të qëndrojë për vizitë pune në Shkup, me ftesë të nikoqirit të tij, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njoftojnë nga Ministria e Jashtme.

Përveç takimit qendror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Korçok do të takohet edhe me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Zoran Zaev.

“Në agjendë të bisedimeve do të gjenden pyetje mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, mundësitë për avansimin e tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Pritet të hapen tema për procesin e integrimit evropian të vendit tonë, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, thonë nga MPJ.

Vizita e Ministrit Sllovak është pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimet e Sllovakisë për të siguruar perspektivë evropiane për rajonin./Telegrafi/

Lajmet më të lexuara