Nga Shkodra, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka folur me nota pozitive sa i takon integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe europaine.
“Bota ka ndryshuar nga lufta. Është e rëndësishme që Europa ta kuptojë që kemi një realitet të ri, që ne nuk e donim, por po e jetojmë. Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë”, u shpreh ambasadori.
Sa takon hapave që duhet të ndjekë Shqipëria, Bucci u shpreh se shteti shqiptar ka bërë progres në rekomandimet e kërkuara, dhe ka ardhur koha që Shqipëria të çelë negociatat me BE-në.
“Të hapet rruga për dialog politik. Janë reformat në drejtësi, reforma kundër krimit të organizuar dhe një sërë reformash të tjera si ajo në drejtësi dhe administratën publike”, u shpreh ambasadori.
Bucci ishte prezent në Shkodër gjatë aktiviteteve që janë mbajtur në kuadër të “Javës Italiane”. Italia është një nga vendet që ka mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe pret çeljen e negociatave gjatë këtij viti./tvklan.al/
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...
Kusari-Lila takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovë...
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në hist...
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...