Analisti politik Imer Ismaili ka komentuar deklaratën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti se shiptarëve nuk ju duhet shumë parti politike. Në deklaratën për Tv Telma, Ismaili deklaroi se ky qëndrim ështe reflektim parazgjedhor i principit etnik të VMRO-DPMNE-së, e cila parti shqiptarët i shmangu nga institucionet ku sillen vendime të rëndësishme.
Kjo është mekanizëm mbrojtës i Ali Ahmetit, i cili në aspektin etnik i kundërvihet qëllimit të princimeve etnike nga ana e VMRO-DPMNE-së. BDI me vite të tëra luante rol konsmopolitik, tani vijnë zgjedhjet dhe unë plotësisht e kuptoj Ahmetin”, është shprehur Ismaili, transmeton Zhurnal.
Sipas tij, partitë e reja nuk ofrojnë ide të reja, sepse u krijaun për shkak të revoltës kundër BDI-së ose PDSH-së.
Në pyetjen nëse subjketet e reja politike përfshi edhe “Unitetin”, mund ta fitojnë në zgjedhje BDI-në, Ismaili është përgjigjur se: “BDI mund t’i humbas zgjedhjet vetëm nga vetvetja, nga brenda, nga përcarjet.
“Nuk ka rrezik të humb zgjedhjet nga subjketet e tjera, së bashku ose jo”, shprehet Ismaili.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...