Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe ish deputeti Sulejman Rushiti, ka komentuar rolin që duhet ta ketë drejori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, duke vlerësuar se një nga prioritetet e qeverisë së ardhëshme në Maqedoni është mënjanimi i ndikimit të drejtorit të shërbimit sekret në politikbërje, njofton Zhurnal.
“Një nga prioritetet e qeverisë së ardhëshme në Maqedoni është mënjanimi i ndikimit të drejtorit të shërbimit sekret në politikbërje. Drejtori i shërbimit sekret nuk duhet të jetë yll mediatik që merr pjesë në bisedat për koalicion, që shantazhon individët dhe partitë, që “mbron qeverinë” nga qytetarët e vet, që kërcënon politikanët “kundërshtarë”, vlerëson Rushiti.
Sipas tij, shërbimi sekret duhet të merret me punët e veta, të definuara me ligj e kushtetutë e jo të keqpërdoret infrastruktura e këtij shërbimi për të shantazhuar e reketuar afaristët e për ti ruajtur të dashurat e politikanëve, transmeton Zhurnal.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...