Gjykata për krime lufte në Bosnje ka dënuar një grua për krime lufte kundër civilëve serbë, gjatë luftës së viteve 1992-95.
Azra Bashiq, ish-pjesëtare e ushtrisë kroate, u dënua të mërkurën me 14 vjet burgim, për pjesëmarrje në “vrasje dhe trajtim çnjerëzor, shkaktim të dhimbjeve të mëdha dhe shkelje të integritetit trupor” të civilëve të burgosur.
Bashiq ka vrarë një person, duke e therur në qafë.
Dënimi vjen një vit pasi ajo është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara, ku është bërë shtetase e natyralizuar.
Bashiq ka lënë Bosnjën në vitin 1994. Ajo është arrestuar në Kentaki në vitin 2011 dhe ka luftuar kundër ekstradimit deri më 2016, kur një gjykatës federal e ka miratuar dëbimin e saj./telegrafi.mk
Vdiq në një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë ...
Konjufca në OKB: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta