Interesimi për të studiuar Gjuhën dhe letërsinë shqipe e posaçërisht programin Përkthyes dhe interpretim është vazhdimisht në rënie, tha Ismet Osmani përgjegjës i Katedrës pranë Fakultetit Filologjik “Blazhe Koneski” në Shkup.
Sipas tij mos përfillja e këtyre drejtimeve ka të bëj me largimin e të rinjve jashtë vendit si dhe interesimin e tyre për shkencat tekniko teknologjike.
“Rënia, tani mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme për arsye se është një rregull e pashkruar. Një pjesë e madhe e studentëve regjistrohen në fakultetet e teknikës, informatikës, një pjesë në fakultetet e ekonomisë, pastaj juridikut e kështu me radhë. Na mbetet një numër shumë i vogël për këto studimet tjera. Ka edhe probleme të natyrave tjera, një pjesë e të rinjve ikin jashtë, një pjesë tani mund ta quajmë edhe si problem demografik”, tha Ismet Osmani, përgjegjës i Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Shpresa për plotësimin e vendeve të lira mbetet në afatin e dytë për regjistrim, më 15 dhe 16 shtator. Osmani kujton se në afatin e parë janë regjistruar 12 studentë në grupin arsimor dhe vetëm 1 student në grupin e përkthimit.
“Shfrytëzoj rastin ti ftoj kandidatët, ata të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm që të paraqiten në këtë program studimor, në grupin e përkthimit për arsye se i kanë mundësitë e mëdha, është një grup jashtëzakonisht atraktiv. Jemi në kontakt me të gjitha institucionet e vendit dhe ata kanë nevojë për përkthyes. E mira është që sivjet Ministria e Arsimit ka ndarë edhe bursa pikërisht për këtë grup studimor”, u shpreh Ismet Osmani, përgjegjës I Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Në drejtimin Gjuhë dhe letërsi shqipe janë paraparë 50 vende të lira ndërsa në grupin e përkthimit 30 vende të lira./Alsat/
Gjermani/ Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet...
Joao Cancelo mbërrin në Barcelonë, pritet të debutojë që kët...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu
“Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16...
Skocia ngre alarmin për përmbytje në mbarë vendin
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK, sqaron lidhjen ...