Inspektorati Shtetëror për Transport mbrëmjen e sotme është futur në zyrat e kompanisë “Besa-Trans BTB-Shkup”.
Inspektimi i jashtëzakonshëm vjen pas aksidentit të autobusit nga kjo kompani në autostradën “Struma” të Bullgarisë, ku jetën humbën 45 persona.
Ndryshe, Inspektorati qysh dje kishte tentuar të kryej kontrolle, por nuk ka mundur për shkak se, siç deklaruan nga Inspektorati, zyrat e kompanisë dhe agjencitë e saj kanë qenë të mbyllura, ndërsa askush nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike.
Përndryshe, nga aksidenti i ditës së martë (23 nëntor) humbën jetë 45 njerëz dhe shtatë tjerë mbetën të lënduar nga aksidenti i autobusit të Besa Trans – Shkup, në Bullgari, gjatë kthimit nga Turqia në Maqedoninë e Veriut. /AlsatM

Edi Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...
Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze
SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston...
Rast i pazakontë në Kaçanik: Gjuajtje me armë zjarri, vetaks...