Unioni i Shoqatave të Infermiereve kërkon përfitime të ditëve për pushim, të stazhit, të pushimeve të paguara vjetore dhe shpërblime financiare.
“Heronj jeni kur e fitoni betejën, por për fat të keq ne po përballemi me një fluks të pacientëve. Kur nuk respektohen masat është njëlloj sikur jeni bashkuar me armikun. Duruam shumë edhe në kohëra të tjera të trazirave, epidemi, aksidente, dhe në fund ishim më të lumtur për shkak se arritëm të përballemi”, shprehen nga kjo shoqatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se edhe tani po përballen dhe se orteku është më i madhe.
“Duhet që para sfidës profesionale të durojmë dhe t’i rezistojmë frikës, të përkulemi para guximit dhe ndjeshmërisë e cila na zbukuron. Të jemi në mendimet e kolegëve tanë të cilët u infektuan dhe të ruhemi maksimalisht sepse varemi njëri nga tjetri”, shprehen nga ky union.
Ata bëjnë apel të respektohen masat e parandaluese, të bëjmë kujdes për vete, për shëndetin tonë dhe për shëndetin e më të afërmve tanë.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari