Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se deri më tani nuk ka pasur raportime serioze për prishje të rendit dhe qetësisë gjatë votimeve, përcjell Alsat.
Zëdhënësi MPB-së, Toni Angellovski deklaroi se deri në ora 11 janë regjistruar dy raste në SPB-Shkup dhe nga një rast në SPB-Shtip, SPB-Kumanovë dhe SPB-Veles.
“Në SPB-Shkup u raportua se në vendvotimin 2600, një qytetarë ka hedhur fletët e votimit sepse nuk iu lejua ndihmë nga një person tjetër gjatë votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
“Në SPB-Shkup është raportuar se rreth orës 09.35 para hyrjes së vendvotimit 2842 dhe 2842/1 në rrugën “Borka Taleski” në Shkup është vërejtur se nëntë automjete kishin një numër të kandidatit për kryetar komune, të ngjitur në dritare. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, pohojnë nga MPB.
“Në orën 07.28 në SPB Shtip u raportua se votimi në vendvotimin numër 852 në kinema Kultura në Koçani u ndërpre për shkak të një posteri të spikatur pranë vendvotimit”, thonë nga MPB.
“Në orën 10.10 paradite në Stacionin Policor të Kratovës – SPB- Kumanovë, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor nga Kratova raportoi se Kryetari i vendvotimit nr.0931 në Kratovë ishte informuar se kishte agjitacion në vendvotim”, pohojnë nga MPB.
“Në orën 09.15 në Stacionin Policor Kavadarci – SPB-Veles u raportua se në vendvotimin nr.0720 në Rosoman, A.A (61) nga Rosoman ushtroi të drejtën e votës, edhe pse e dinte që ishte pozitive për koronavirusin”, thonë nga MPB.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...