“Shqiptarët dhe maqedonasit duhet së bashku të vendosin në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë”, porositi sot presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili qëndroi për vizitë në Komunën e Strugës.
Presidenti i shtetit shqiptar tha se kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë dhe shprehu optimizëm se emri do të zgjidhet para samitit të NATO-s në korrik në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shpresoj se do të ketë zgjidhje për të gjithë dhe që do t’i respektojë edhe maqedonasit edhe shqiptarët, por edhe të tjerët”, tha Meta.
Ndërsa në lidhje me Ligjin e gjuhëve, i cili është bllokuar nga homologu i tij, Gjorge Ivanov, Meta tha se edhe kjo çështje do të tejkalohet.
Përndryshe, pas takimit në komunë, Meta dhe Merko shkuan në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ku jozyrtarisht flitet se kanë diplomuar shumë politikanë shqiptarë./Telegrafi/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj