I zgjatet masa e paraburgimit Orce Kamçevit

16:12 | 11 Qershor 2021

Biznesmeni Orce Kamçev mbetet në burgun e Shuto Orizares. Këshilli Penal i zgjati masën e paraburgimit edhe për 30 ditë të tjera.

Gjykatësit besojnë se Kamçev mund të fshihet, por gjithashtu mund edhe të arratiset, kështu që ata menduan se kjo masë duhet të përcaktohet për të siguruar praninë e tij.

“Këshilli Penal i Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Themelore Penale Shkup, miratoi vendimin për zgjatjen e masës së paraburgimit për personin J.K. për 30 ditë, për shkak të rrethanave të nenit 165 paragrafi 1 pika 1 të LPK”, informojnë nga Gjykata Penale.

Kamçev, pasi iu caktua masa e paraburgimi të parë dhe u dërgua në burgun e Shkupit, mohoi që ai të dëshironte të arratisej./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara