Një ri i cili në një pishinë në Austri përdhunoi refugjatin nga Iraku është më prejardhje nga Serbia. Familja e tij në vitet e 90-ta kishte ikur në Austri nga Serbia.
Nëna e të riut serb, që mediat austriake e prezantuan si Dunja R., ka deklaruar se përdhunuesi duhet të shkojë në burg, transmeton Republika.info.
Siç ka sqaruar ajo, deklaratat e përdhunuesit janë monstruoze pasi që është mbrojtur duke thënë se ka pasur energji të madhe seksuale.
Serbi e çoi refugjatin 10 vjeçar nga Iraku në tualet në një pishinë publike në Terezeinshtat, ku e përdhunoi. Me këtë rast, djaloshi ka marrë lëndime aq të rënda saqë momentalisht është i shtrirë në spital.
“Nuk kam mund të besoj kur kam dëgjuar se çka ka deklaruar ai… Unë vijë nga Serbia, kam jetuar pesë vjet në qendër kolektive me njerëzit e kombësive të ndryshme. Ju nuk mund të me quani raciste, por që të thonë se keni qenë në nevojë të madhe seksuale, kjo është monstruoze. Kjo është sikur unë nesër të shkoj në bankë dhe ta plaçkiste, sepse nuk kam para të mjaftueshme për fëmijët e mi”, ka thënë ajo. /Republika.info/
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...