Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ambasadori Rudolph ka përgëzuar Kosovën për zhvillimin e zgjedhjeve të qeta dhe demokratike.
“Urime Kosovë për zgjedhje të qeta dhe demokratike. Presim me padurim të punojmë me institucionet e reja që do të formohen”, ka shkruar ai.
Urimi i ambasadorit gjerman vjen pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./Arbresh.info
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...