I dërguari i posaçëm amerikan dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit James P. Rubin, do të zhvillojë një vizitë në rajon pas sinjaleve të forta dhe shqetësuese të intesifikimit të luftës hibride të Rusisë dhe dezinformimit. Rubin do të vizitojë për katër ditë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se i dërguari i posaçëm amerikan do të udhëtojë nga data 10-14 prill në Podgoricë, Shkup, dhe Tiranë. “Në Podgoricë dhe Shkup i dërguari i posaçëm Rubin do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit.
Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin, dhe se si kombet tona mund t’i kundërshtojnë së bashku kërcënimet në hapësirën e informacionit”, thuhet në deklaratë.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, i dërguari i posaçëm Rubin do të marrë pjesë në takime me ambasadorët amerikanë nga Ballkani Perëndimor. James P. Rubin është emëruar në dhjetor të vitit të kaluar në këtë detyrë nga sekretari i Shtetit Anthony Blinken./Alsat.mk
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...