Fëmijët më të sigurt ndjehen brenda në shtëpitë e tyre, ndërsa më të diskriminuar ndjehen për shkak të dukjes së tyre, peshës së trupit, por edhe për shkak të gjuhës që flasin, përkatësisë etnike. Këtë e tregon hulumtimi i Ambasadës së parë për fëmijë në Botë, Megjashi. Sipas hulumtimit fëmijët thonë se në shkollat e tyre nuk i kushtohet vëmendje të mjaftueshme higjienës, sidomos nëpër tualete, për çka mbi 68 për qind e fëmijëve e shmangin përdorimin e tyre. Dy e treta e fëmijëve thonë se kanë probleme me ajrin e ndotur, sidomos me frymëmarrjen dhe për këtë qëllim pjesën më të madhe të kohës kalojnë brenda. Fëmijët më të rrezikuar në mjedisin e tyre ndjehen nga qentë endacak dhe mungesa e ndriçimit publik. Por të kërcënuar ndjehen edhe në internet.
“Fëmijët po ashtu thonë se ka probleme dhe vështirësi të caktuara me sigurinë e tyre në hapësirën e internetit. Ka numër të caktuar të fëmijëve të cilët thonë se njohin dikë të cilin fotografitë dhe videot i janë keqpërdorur në internet. Gjë që dëshmon në nevojën për marrjen e masave të sigurisë së fëmijëve jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në hapësirën kibernetike ku ata kalojnë sa shumë kohë”, deklaroi Vaska Bojaxhi, Megjashi.
Forumi Ekonomik i Delfit në Tiranë, Spiropali: Shqipëria akt...
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”