Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha në Fejsbuk publikoi se sot është zgjedhur për shef të Shtabit qendror të partisë për zgjedhjet lokale.
“Sot u mbajt mbledhja e rregullt e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, ku u diskutuan disa pika të rëndësishme në prag të zgjedhjeve lokale”, thekson Hoxha në postimin në Fejsbuk.
Ai potencon se kryesia qendrore e partisë me mbështetje unanime, i ka propozuar Kuvendit Qendror që ta zgjedhë shef Shtabi për zgjedhjet lokale të vitit 2021.
“Ndjehem i privilegjuar që do t’i prijë edhe një procesi të rëndësishëm për partinë dhe për gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA”, shton Hoxha.
Nga Lëvizja BESA informojnë se Kryesia qendrore e partisë konstaton se me konsolidimin e tërësishëm të strukturave partiake, janë gati për t’u futur fuqishëm në zgjedhjet e tetorit.
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...