Holanda kërkon nga BE hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

15:33 | 11 Qershor 2021

Kabineti i Kryeministrit Mark Rutte ka informuar parlamentin Holandez se në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE në 22 qershor, qeveria holandeze synon të mbështesë miratimin e kornizës negociuese dhe caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën.

Lidhur me Maqedoninë e Veriut, pozicioni i Holandës nuk devijon nga vendimi pozitiv i marrë në mars të vitit të kaluar, domethënë qeveria Holandeze do t’u kërkojë partnerëve evropianë të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare menjëherë pas miratimit të kornizës së negociatave.

Ka një ndryshim në lidhje me Shqipërinë, sepse vitin e kaluar Holanda kundërshtoi hapjen e negociatave me këtë vend.

Pikëpamjet për Shqipërinë janë shkruar në një dokument të veçantë me 11 faqe, i cili, ndër të tjera, thotë se ndryshe nga skepticizmi i vitit të kaluar, Holanda tani beson se është bërë përparim i mjaftueshëm dhe se janë përmbushur kushtet e nevojshme për fillimin e negociatave me Tiranën./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara