Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, në rrjetin social Facebook postoi foto ku shihet se shërbimet publike kanë larguar nga lumi Vardar bazamentet e rrotës panoramike, të parashikuar me projektin “Shkupi 2014″.
Siç shkruan Shilegov, në këtë mënyrë në lumin Vardar hapet edhe një urë që nuk është në stilin barok, në vendin që duhej të shërbente si bazë për rrotën panoramike.
“Bazat e rrotës panoramike janë larguar. Ura nuk është në barok. Shtrati i lumit të Vardarit është i pastër dhe po rrjedh”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Bashkisë së Shkupit.
Shilegov edhe më herë ka paralajmëruar se rrota panoramike nuk do të ndërtohej, por do të ruhet ura e cila do të jetë e destinuar për këmbësorë.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...