Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka folur pas takimit të djeshëm të kryeministrit kosovar, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se ka mbetur i zhgënjyer, por megjithatë thotë se ka pasë edhe rezultat pozitiv nga bisedimet që zgjatën me orë.
“Ishte një ditë shumë e gjatë në Bruksel dje. Ka pasë shumë diskutime, takime, negociata. Natyrisht, të gjithë janë të zhgënjyer që nuk mundëm t’i zgjidhnim çështjet afatshkurtra dhe afatgjata, por mendoj se ato bisedime rezultuan në një zhvillim pozitiv”, tha Hill për Tanjug.
Si diçka tejet pozitive, Hill e cilësoi edhe marrëdhënien SHBA-BE për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
“Para së gjithash, është e qartë që SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar shumë ngushtë bashkë. Mirëkuptimi i përbashkët dhe një kimi shumë e mirë mes SHBA-së dhe BE-së – kjo na shërben të gjithëve për të vazhduar përpara. Së dyti, është shumë e qartë që pala serbe erdhi në diskutime në kohën e duhur, e cila padyshim se bëri shumë punë për ato çështje, por gjithashtu është e përgatitur të diskutojë, të negociojë dhe të gjejë një rrugë përpara. Mendoj se ka argumente të mira, jo vetëm për diskutimet e ardhshme për Kosovën, por më përgjithësisht për marrëdhëniet e SHBA-së me Serbinë”.
Diplomati amerikan thotë se raportet e SHBA-së dhe Serbisë nuk janë detyrimisht të lidhura me Kosovën.
“Ne kemi baza të shumta të përbashkëta për bashkëpunim. Jo çdo gjë që bëjnë SHBA-të dhe Serbia së bashku duhet të lidhet me Kosovën”, tha ambasadori amerikan.
Megjithatë ai tha se duhet punuar shumë për çështjen e Kosovës dhe të gjendet një mirëkuptim. Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti, ka komentuar rreth një deklarate të Hill për formimin e Asoaciacionit. Hillin, i cili ka qenë i përfshirë në negociatat Kosovë-Serbi, Kurtin e ka quajtur “ndërmjetës të heshtur” të bisedimeve Kosovë -Serbi.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...