Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dha urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër një personi për drogë.
Sipas Prokurorisë, 23 vjeçari nga Shkupi në shtëpinë e tij ka pasur marihuanë prej 486.04 gramë e paketuar në disa paketime më të vogla dhe 4.04 gramë amfetaminë, njofton telegrafi maqedoni.
“Droga është gjetur gjatë kontrollit më 24 prill, nga ku janë konfiskuar edhe dy peshore digjitale”, shprehen nga Prokuroria.
Ata shtojnë se prokurori në procedurë të mëhershme gjyqësore në Gjykatën Penale të Shkupit ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?