Pas vdekjes së kryetarit të Dibrës Ruzhdi Lata, këtë funksion për momentin e kryen Hekuran Duka, këshilltar nga radhët e BDI-së.
Duka është mjek specialist-urolog në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër dhe deri më tani ka zëvendësuar kryetarin në mungesë të tij.
“Sipas ligjit Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të mbajë seancë ku do të konstatoj gjendjen, më pas Këshilli i Komunës me shumicën e votave duhet të zgjedh ushtrues të përkohshëm të detyrës si kryetar komune. Në afat prej gjashtë muaj duhet të shpallen zgjedhje për kryetar të ri”, tha për AIM, Ili Mirzo, sekretar i komunës së Dibrës.
Ndryshe, Ruzhdi Lata i cili e kishte mandatin e tij të dytë për kryetar komune, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë më 24 nëntor në moshën 65 vjeçare.
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend