Komisari për negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, sot do të arrijë në Shkup, me qëllim që t’i zhbllokojë negociatat për zbatimin e marrëveshjes politike të 2 qershorit dhe 15 korrikut.
Siç konfirmoi zëdhënësja e tij, Maja Kocijançiç në një deklaratë për MIA-n, Komisioni Evropian monitoron nga afër zhvillimet në Republikën e Maqedonisë dhe kërkon që katër partitë politike t’i përmbahen orarit në zbatimin e pikave të marrëveshjes që i dha fund krizës politike në vend.
“Unë mund të konfirmoj se komisari Han, javën e ardhshme, përkatësisht të hënën do të udhëtoj për në Shkup për t’u takuar me të gjitha palët e prekura. Brukseli po vëzhgon nga afër situatën dhe edhe njëherë do të përsërisim se Komisioni Evropian pret që partitë t’i përmbahen orarit në zbatimin e pikave nga marrëveshja e 2 qershorit/15 korrikut”, theksoi Kocijançiç të premten e kaluar.
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...