Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn, sot viziton Republikën e Maqedonisë në biseda rreth planeve për reforma të Qeverisë së re të Maqedonisë, si dhe ta përsëris përkrahjen e Bashkimit Evropian për vendin që t’i zbatojë reformat e domosdoshme që në të ardhmen të bëhet anëtare e Unionit.
Është paraparë që Hahn gjatë vizitës në Shkup të takohet me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.
Do të mbahet edhe takim i delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga kryeministri Zaev në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me delegacionin
Bashkimit Evropian të kryesuar nga komisari evropian Han.
Pas takimeve do të mbahet seancë tematike e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë kushtuar prioriteteve reformuese urgjente për integrimet euroatlantike ku do të marrë pjesë edhe komisari evropian Hahn.
Pas përfundimit të seancës tematike të Qeverisë do të mbahet pres konferencë e kryeministrit Zaev dhe komisarit Han.
Në ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë është duke përgatitur Plan veprues me masa dhe aktivitete të cilat duhet të ndërmerren në kontekst të eurointegrimeve, të cilat do t’i prezentohen eurokomisarit Johanes Han gjatë vizitës së tij në Shkup.
Në Maqedoni tashmë është duke qëndruar edhe eksperti gjerman, ish-drejtor i Drejtorisë për zgjerimin e BE-së, Rajnhard Pribe, i cili ditëve në vijim do të ketë takim me përfaqësues qeveritarë për Prioritetet reformuese urgjente, si dhe për planin veprues të Qeverisë për zbatimin e tyre, shkruan Zhurnal.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...